VIDEO/ Milani “gjunjëzohet“ nga ekipi i Ismajlit, kuqezinjtë i japin shansin e artë Interit

Milani nuk arrin të përfitojë nga humbja e Juventusit, teksa është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Spezia. Kuqezinjtë e patën mjaft të vështirë për te dalë në lojën e tyre, pasi kundërshtari u shfaq mjaft i përgatitur. Pasi pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, në të dytën Maggiore (56′) dhe Bastoni (67′) gjunjëzuan ekipin kuqezi.

Me këtë humbje Milani mbetet përsëri në kuotën e 49 pikëve, me një ndeshje më shumë se rivali kryesor, Interi që ka mundësinë për të marë për herë të parë kryesimin e tabelës. Nga ana tjetër, Spezia ngjitet 3 pozicione në renditje dhe tashmë është në vendin e 14-t, duke iu larguar edhe më shumë “zonës së ftohtë”. Gjithashtu një lajm i mirë vjen për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, pasi Ismajli tregoi një formë mjaft të mirë, duke luajtur të gjithë ndeshjen./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Fastgoal2/status/1360696119152545794

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online