Ish-kreu i Tiranës humbi betejën me Covid-19, Duka: Një nga kontriubuesit më të çmuar të futbollit shqiptar

Një lajm i hidhur ka ardhur për sportin shqiptar ditën e sotme. Metush Seferi ka humbur betejën me Covid-19, teksa prej ditësh ishte nën kujdesin spitalor, por pa mundur të mbijetojë. Ish-presidenti i Tiranës ka mbyllur përgjithmonë sytë në moshën 70-vjeçare. Kjo ndarje nga jeta ka prekur kreun e FSHF-së, Armand Dukën, i cili përcjell ngushëllimet e tij për të afërmit dhe familjarëve të Seferit.

“Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19.  Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Familja e futbollit do ta kujtojë si nja nga kontribuesit e çmuar të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruan Armand Duka në llogarinë e tij në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online