VIDEO/ Milani fiton me një autogol në minutën e 92-të, kuqezinjtë ruajnë vendi ne dytë në renditje

Milani ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 2-1. Goli i parë u shënua pas vetëm 2 minutave lojë. Leao depërton në zonë me topin dhe tregohet i saktë me goditjen e tij. Por Fiorentina nuk qendron pasive. Në minutën e 28 Barak kthen përsëri baraspeshën.

Loja qendroi e barabartë deri në minutat shtesë, kur u përcaktuar edhe fituesi i këtij takimi. Ishte një autogol ai që i dha fitoren kuqezinjve. Milenkoviç është i fundit që prek topin para se të hynte në portën e zbrazët në minutën e 92-të, duke i dhënë kështu tre pikët “djallit”. Milani ruan kështu diferencën me 8 pikë nga Napoli, si dhe siguron vendin e dytë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *