Milani e ka nisur sezonin në mënyrë të përkryer. Kuqezinjtë po shfaqen të papërmbajtshëm në këtë edicion të ri të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli ka shkatërruar me shifrat e thella 4-1 Torinon. Ndeshja është vendosur që në pjesën e parë të saj.
Pulisiç gjeti përsëri rrugën e rrjetës me fanellën e Milanit, teksa ishte pikërisht ai që ngriti siparin e golave në minutën e 33-të. Shurz barazoi vetëm tre minuta më vonë, por goli i tij në fund i vlen vetëm statistikave.
Oliver Zhiruja i jep sërish epërsinë Milanit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Hernandezi shënoi golin e “knockout”-it për kuqezinjtë. Në minutën e 65 ishte sërish Zhiruja ai që e dërgoi topin në rrjetë, po nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore bindëse e Milanit, që merr tre pikët e radhës në Serinë A dhe i jep mesazhin e qartë kundërshtarëve se këtë sezon synon trofeun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Giroud scores his brace to make it 4-1 from the spotpic.twitter.com/KIvuE4I6nn
— ?????7?????? (@Scout7Calcio) August 26, 2023