(VIDEO) Milani “debuton” me poker, Abate si Davids!

Lugano-Milan 0-4

Shënues: / Kutrone 2’, Kroçiata 63’, Sosa 83’, Gomez 89’

Lugano: Da Kosta; Ruiler, Sulmoni, Golemiç (Kovaçiç 60’), Mihajloviç (Andreoni 77’), Guidoti (Milosavljeviç 67’), Sabatini, Mariani (Veçei 38’), Shapi (Crnigoi 60’), Culina (Zhunior 45’), Marzuk. Tr.: Tami.

Milan: Storari (Gabriel 45’), Abate (De Shiljo 45’), Paleta (Zapata 45’), Musakio (Gomez 45’), Rikardo Rodriguez (Atoneli 45’), Kesi (Zanelato 45’, Gabia 86’), Montolivo (Mauri 45’), Bertolaçi (Sosa 45’), Borini (Kroçiata 45’, Simiç 86’), Kutrone (Baka 45’), Calhanoglu (Niang 45’). Tr.: Montela

Pas një supermerkato deri tani, Milani dje ka “folur” në fushë, edhe pse ishte dalja e parë zyrtare. Madje, edhe miqësoret ndryshojnë, në krahasim me vitet e shkuara, sepse këtë herë në Kornaredo, kuqezinjtë kanë sfiduar ish skuadrën e Tramexanit dhe Sadikut, me një rezultat bindës 4-0. Edhe pse lodhja është ndjerë në këmbët e futbollistëve kuqezi, megjithatë trajneri Montela ka qenë mëse i kënaqur dhe ka duartrokitur të tijtë.

E megjithatë, asnjë nga blerjet e reja s’ka lënë gjurmë, duke e shtyrë topin në rrjetë. Në fakt, edhe pse në fushë kanë qenë Musakio, Rodriguez, Kesi, Borini dhe Çalhanoglu, goli është shënuar pas vetëm dy minutash nga talenti Patrik Kutrone, ndërsa më pas ishin i riu Kroçiata, por edhe argjentinasi Sosa e paraguaiani Gomez ata që kanë plotësuar “pokerin”, ndërsa Montela ka bërë shumë zëvendësimë në pjesën e dytë. Kujtojmë që Lugano, sezonin tjetër, do të luajë në grupet e Europa League.

Ndërkohë, Injacio Abate, pas problemeve në sy, zbriti në fushë me syze… duke kuajtuar Edgar Davidsin te Juventusi dikur…

https://www.youtube.com/watch?v=ZckUI1t9BXs

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *