Nuk ka befasi në “San Siro”. Milani ka argëtuar tifozët e pranishëm me fitoren kundër Slavias së Pragës në 1/8-at e Ligës së Europës. Diufi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26, duke ia bërë të vështirë mbrëmjen çekëve. Me një lojtar më pak, Slavia e pati të pamundur t’i rezistonte gjatë “djallit”.
Zhiruja zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t të takimit, por vetëm 2 minuta më vonë Dudera u kundërpërgjigj për skuadrën nga Praga. Megjithatë, kuqezinjtë e Piolit nuk e ndalin ritmin dhe pjesën e parë e përfundojnë me rezultatin 3-1 falë golave të Reijndersit (44’) dhe Loftu Çikut(45’+1’).
Pavarësisht se me një lojtarë më pak, Slavia e Pragës provon të vërë në vështirësi Milanin në pjesën e dytë. Ivan Shranci ngushoti diferenën e rezultatin në minutën e 65 të takimit, por shpresat e çekëve u shuan përfundimisht në minutën e 85. Pulisiçit i mjaftoi një devijim i lehtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Milani fitoi kështu me rezultatin përfundimtar 4-2 dhe ia lehtëson punën vetes në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin e Republikës Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pulisic qui tue le match sur un bon ballon de Leao ! #MilanSlavia pic.twitter.com/g92Jbhp2rf
— Actualité – Serie A (@ActualiteSerieA) March 7, 2024