“Liverpuli dhe Alekandër-Arnoldi të flasin sa të duan”, ironia e Halandit: Fitova tripletën për 1 vit, ai nuk e kupton dot këtë ndjesi

Mançester Siti do të përballet të dielën me Liverpulin në një sfidë që pritet të dhurojë emocione të forta. Skuadrat luajnë për vendin e parë në renditje dhe që tani ka nisur rivaliteti mes lojtarëve. Aleksandër Arnoldi ka dhënë një deklaratë ku është shprehur se titujt e Liverpulit kanë më tepër vlerë për ta dhe për tifozët e tyre se sa për ata të Mançester Sitit.

Erling Halandi nuk e ka kursyer ironinë kur është pyetur për këtë deklaratë. Sulmuesi norvegjez i ka kujtuar mbrojtësit të Liverpulit përmes “Sky Sports”-it se brenda një viti në Ligën Premier fitoi tripletën, një ndjesi që ai nuk e kupton.

“Kam një vit këtu dhe kam fituar tripletën. Ishte një ndjesi shumë e bukur. Nuk mendoj se ai (Aleksandër Arnoldi) e di saktësisht këtë ndjesi. Liverpuli mund të flasë sat ë dojë, ose Trent Aleksandër Arnoldi mund të flasë sa të dojë… Nuk e di përse e bën këtë, por nuk më intereson”, ka thënë Erling Halandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online