VIDEO/ Mike Tyson shkatërron shokun në stërvitje, premton debutimin në UFC

Skuadra e Mike Tyson ka shpërndarë një video, ku ish kampioni i botës shfaqet më i rrezikshëm se kurrë. Edhe pse stërvitja ishte në kafaz, në të cilën Tyson nuk është përshtatur shumë, ai përsëri shkatërron shokun e tij të skuadrës. Pas ndeshjes së rikthimit ndaj Roy Jones Jr, 54 vjeçari është stërvitur rregullisht.

Mike Tyson ka premtuar se do të garojë në sportin e MMA, pavarësisht se do i duhet mjaft kohë për tu përshtatur me disiplinat e tjera si mundja apo kickboksi. Megjithatë trajneri i tij, Rafael Cordiero është shprehur mjaft optimist për këtë ide, pasi sipas tij Tyson është në një gjendje fizike të shkëlqyeshme.

“ Ai është çdo ditë në stërvitje, punon shumë fortë. Dëshira e tij për tu ndeshur në MMA, nuk do të ngelet një ëndërr. Të gjithë e dimë që nuk është asnjëherë e pamundur, nëse emri jot është Mike Tyson”- u shpreh Cordiero.  /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *