Displina dënon presidentin e Bylisit për protestat, Shënkolli U-21 e teproi në ndeshjen me Kukësin U-21

Displina ka bërë të ditur vendimet sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin shqiptar, për ta nisur nga elita e futbollit e për të vazhduar te kategoritë më të ulëta. Ajo që bie në sy në Superiore është dënimi për Besnik Kapllanajn, i cili për shkak të protestave ndaj zyrtarit të ndeshjes nuk do të ketë mundësinë që të qëndrojë në stadium për dy ndeshje.

Gjithashtu një gabim të rëndë ka bërë edhe Shënkolli U-21 në përballjen ndaj Kukësit U-21 duke aktivizuar katër lojtarë që nuk duhej të merrnin pjesë në ndeshje. Për këtë arsye i jepet fitore në tavolinë verilindorëve në shifrat 3-0 dhe njëkohësisht Shënkollit i zbriten tre pikë nga renditja. /Sport Ekspres/

Vendimet e Disiplinës

  1. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Turbina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. Lojtari i KF Gramshi, Armand Hysa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i FK Dinamo U-17, Glen Herri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Iliria U-19, Sokol Rrahmani, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Tirana B U-19, Semuel Xhika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF Pogradeci U-19, Kevi Mançellari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FC Besa U-19, Enton Nova, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d, të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Sh.F.Pepa U-17, Amadeo Krraba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a, të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Partizani U-17, Rei Peqini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a, të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, kundër KF Skënderbeu U-15, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 27.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  14. Shënkolli U-21, për aktivizimin e 4 (katër) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-21, kundër FK Kukësi, në bazë të neneve 30/3, 30/4/a dhe 53 të KDS dhe nenit 44.17 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kategoria Superiore U-21, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  15. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Kastriot Rama, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  16. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-15, Kevin Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online