VIDEO/ Messi rikthehet si i kohëve të arta me një dopietë dhe një supergol nga jashtë, City e la kualifikimin në dorën e PSG-së
PSG ka siguruar përfundimisht biletën për në fazën e 1/16-ve të Champions League-s. Gjigantët francezë kanë mposhtur rezultatin e thellë 4-1 Club Brugge-n, me nga dy gola të Mbappe-së dhe Messi-t.
Sulmuesi francez tundi rrjetën pa nisur ende mirë takimi. Mbappe shënon golin e parë që në minutën e 2-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas përshëndet përsëri rrjetën. Por gjithashtu ajo që u dallua në këtë ndeshje ishte edhe rilindja e Messi-t. “Pleshti“ argjentinas rikthehet si ai i kohëve të arta, teksa realizon një supergol nga jashtë zone.
Gjithashtu në pjesën e dytë të takimit tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dërgon shifrat në 4-1. Një dypietë kjo që e dërgon Messi-në kuotën e 5 golave të shënuara për këtë sezon në Champions League.
Në krahun tjetër Manchester City e ka lënë kualifikimin e PSG- së të gjithin në duart e saja. Leipzigu ka triumfuar me rezultatin 2-1 kundër “qytetarëve“, duke bërë gjithçka kishin në dorë për të ëndërruar në një mrekulli të Club Brugge-s në Paris./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Another view of Lionel Messi's insane goal against Club Brugge ? pic.twitter.com/iImPBeevSP
— Ishan (@LionelFutbol) December 7, 2021
GOL | PSG 4-1 Club Brugge
?? 76' Messi (P) pic.twitter.com/PTX1wmo0ix
— Futbol Merkezi (@ftmerkezi) December 7, 2021