Pas fitimit të Kupës së Amerikës së Jugut, Argjentina arrin një tjetër triumf mbrëmjen e sotme në finalen e kampioneve ndaj Italisë. Argjentinasit shënuan tre herë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, duke dominuar kështu sfidën që nga starti i takimit.
Goli i parë u shënua nga Martinez në minutën e 28-të, por pati protagonist Messin, i cili pas një aksioni individual asistoi me portën e boshatisur për Lautaro Martinez. Në minutën e 45 të pjesës parë, Di Maria do të dyfishonte shifrat në 0-2. Italia e pati mjaft të vështirë për të ndryshuar rezultatin, ndërsa në fund mori një tjetër goditje, teksa Dybala shënoi dhe golin e tretë për Argjentinën./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
GOAL DYBALA MESSI GETS ANOTHER ASSIST TO SEAL THE GAME ??????pic.twitter.com/0h39cJnt5J
— TM (@TotalLeoMessi) June 1, 2022