Pas stadiumit të Durrësit, është mësuar edhe projekti fitues për stadiumin e Vlorës. Bëhet fjalë për kompaninë belge XDGA e cila ka mposhtur konkurrencën e dy projekteve të tjera. Kështu stadiumi i Flamutarit do të ketë fytyrë të re. Ky do të jetë një pikë atraksioni jo vetëm për sportdashësit, por edhe për qytetarët dhe turistët pasi impianti do të jetë modern me hotele, lokale dhe dyqane për të funksionuar ashtu si edhe Air Albania. /Sport Ekspres/