Kryendeshja e kësaj mbrëmje mes Juventusit dhe Barcelonës pati fitues këta të fundit. Magjia e dalë prej këmbëve të Dembele në minutën e 14 të përballjes zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa në fund ishte Leo Mesi ai që vendosi vulën e tij në këtë duel. Bernardeski shkakton një penallti të pastër nda Ansu Fatit dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka aspak të vështirë të tundë rrjetën nga pika e bardhë.
“Barcelona triumfon kështu me shifrat 0-2 në Torino duke ndezur shkëndija për t’i dhënë fund krizës me të cilën e kanë nisur këtë sezon, por duke zhytur edhe më thellë në të Juventusin e Pirlos. Nëse imagjinata dhe idetë në fushën e lojës ishin dy karakteristika që “il maestro” i kishte me bollëk në fuhën e lojës, janë pikërisht ato që i mungojnë bardhezinjve të tij në këtë fillim sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Messi’s Penalty Goal for Barcelona today. (90+1’)#JuveBarca pic.twitter.com/vPUs9hTBsl
— J (@Messi8BDORS) October 28, 2020