Lionel Mesi ka debutuar me fanellën e Inter Majemit. Ylli argjentinas ka rrëmbyer skenën që në ndeshjen e tij të parë. 7 herë fituesi i Topit të Artë i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në përballjen kundër Kruz Azulit.
Inter Majemi ka fituar me shifrat 2-1 në
Serena Williams after the Messi Kick couldn’t believe her eyes and goes “Woooooaaaaaahhhh” “WOWWW” ? pic.twitter.com/YpauL1HmU9
— ESPN FC (@maxstephh) July 22, 2023
ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës dhe goli i tre pikëve erdhi pikërisht nga këmbët e kampionit të Botës. Mesi shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutat e fundir të ndeshjes, duke e dërguar topin në trekëndësh.
Një gol që ngriti peshë të gjithë të pranishmit në stadium. Mes tyre edhe Serena Uilliam, ylli i njohur i tenisit, që e kishte të vështirë t’i besonte syve. Ndërkohë nuk mungoi as festa e Dejvid Bekhamit dhe bashkëshortes së tij, Viktorias./Sport Ekspres/