VIDEO/ Mesfushori i Milanit ofendohet nga tifozët e vetë, kuqezinjtë nuk e falin “tradhëtinë”

Milani ka luajtur sot kundër Bolonjës, një ndeshje e cila ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0. Përpara nisjes së këtij takimi ka ndodhur një episod aspak i këndshëm për Kessie-n. Mesfushori i Milanit ka refuzuar rinovimin dhe në verë do të largohet nga klubi italian me parametra 0. Një veprim ky që është parë si një “tradhëti” e pastër nga tifozët, duke ditur faktin se Kessie ishte një nga pikat kyçe të mesfushës së kuqezinjve dhe kishte fituar respektin e të gjithë mbështetësve.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është ofenduar nga tifozeria e vetë, teksa në momentin kur në monitorin e stadiumit gjatë prezantimit të formacionit u shfaq emri i tij, i gjithë “San Siro” shpërtheu me vërshëllima. Një gjest ky që shpesh në stadium vërehet karshi rivalëve më të mëdhenj të klubit, por mbrëmjen e sotme ishte adresuar për lojtarin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *