VIDEO/ Mes Partizanit dhe Laçit buzëqesh… Vllaznia, lufta për titull në Superiore mbetet e egër

LIVE, Partizani-Laçi 1-1 Çinari 45’+1’/ Harmon 64′

Ai hap fals i Vllaznisë nuk është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga Partizani. Mes të kuqve dhe Laçit ajo  që buzëqesh në fund është… pikërisht Vllaznia. Sfida e sotme në “Elbasan Arena“ ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Eraldo Çinari tund rrjetën në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa më pas kundërpërgjigja ka ardhur në të dytën nga Harmon.

Partizani humbet kështu shansin për të shkuar vetëm një pikë larg Vllanzisë, megjithëse pozita në tabelë nuk është negative për ta, duke qenë se nga kreu tashmë e mbajnë larg 3 pikë. Ndërkohë Laçi gjendet në vendin e 3-të së bashku me Teutën, 4 pikë larg shkodranëve. E parë në këtë këndvështrim, lufta në Superiore vijon të mbetet e egër dhe me shumë ngjasa do të jetë e tilë për shumë kohë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kote, Bardhi, Çinari, Kordeiro, Kardozo

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Turkaj, Xhixha, Harmon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online