Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve

Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk mjafton për të marrë rezultatet në fushën e lojës. Si për të mos mjaftuar kriza e thellë e rezultateve, situatën e rëndon edhe më tepër gjendja në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që raportohet në mediat në Gjermani, një rebelim duket se po ndodh brenda klubit. Janë vetë futbollistët që janë ngritur kundër trajnerit të tyre dhe anëtarëve të tjerë të stafit të tij. Arsyeja përse e kanë shpallur të padëshiruar Kristian Gros është fakti se ky i fundit ngatërron emrat e lojtarëve me ata kundërshtar, si dhe përdor një gjuhë jo të përshtatshme në komunikim.

Megjithatë drejtuesit kanë pranuar për “Sky Sport“ në Gjermani se nuk do të bëjnë ndryshime në pankinë. Një vendim disi i pritur ky, teksa në situatën në të cilën ndodhet Shalke 04 vështirë të gjendet një zëvendësues për stolin e trajnerit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online