VIDEO/ Merr topin nga mesfusha dhe e dërgon në rrjetë, Gruda debuton me gol në mes të Beogradit

Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën e Brajan Grudës kjo e sotmja. Futbollisti shqiptar ka debutuar me gol në Kombëtaren e Gjermanisë. E për më tepër, goli i tij i parë është shënuar kundër Serbisë.

Lojtari i Lajpcigut ka marrë topin nga gjysmëfusha e tij dhe më pas e ka dërguar atë në rrjetë. Një gol spektakolar që shijon dyfish në mes të Beogradit. Ky ishte goli i 3-të për Gjermaninë, e cila është duke fituar me shifrat 0-3 kundër Serbisë në Ligën e Kombeve

./Sport Ekspres/