Suksesi i lojtarëve shqiptarë vazhdon në Seria A dhe këtë herë numri i tyre është shtuar. Mërgim Vojvoda është një prej futbollistëve më të rinjë me origjinë shqiptare që i është bashkuar elitës së futbollit italian. Torino është duke u ndeshur kundër Atalantës dhe pjesa e parë është mbyllur në shifrat 2-3. Atalanta ishte duke shkuar në dhomat e zhveshjes më e qetë pasi po kryesonte në 1-3, por Torino ka hapur sërish takimin.
Një krosim fantastik erdhi nga e djathta me Mërgim Vojvodën që pas një hezitimi në mbrojtjen e Atalantës, e ka lënë terrenin e lirë për Belotin që do të dërgonte topin në rrjetë për herë të dytë. Ky ishte debutimi i mbrojtësit të Kosovës me Torinon dhe mënyra sesi e ka nisur këtë aventurë të re mbetet për t’u përgëzuar. /Sport Ekspres/
Mergim #Vojvoda starts for his first time in the @SerieA_EN and gets this beautiful assist ???.#torino #kosovo #SerieA #assist #belotti pic.twitter.com/pfZdyigkg0
— Kosovo Football News ?? (@KosovanF) September 26, 2020