VIDEO/ Mënyra e re sesi të shpëtosh ekipin! Arbitrat anulojnë golin nga frika, presidenti i klubit zbret dhe godet anësorin

Një rast skandaloz ka ndodhur në futbollin nigerian, në ndeshjen e ligës së parë, ku luanin skuadrat Pillars FC-Dakkada FC. Presidenti i skuadrës së Pillar u fut në fushë në minutën e 92-të dhe ka qëlluar me grusht anësorin e takimit. Teksa ndeshja ishte me rezultatin 1-0 per vendasit, Dakkada arrin të barazojë shifrat me një gol mjaft të rregullt.

Pësimi i golit do ta dërgonte Pillars në ligën e dytë dhe kjo e ka acaruar presidentin Yahaya Surajo, i cili vendosi ta zgjidhë personalisht duke dhunuar anësorin. Të frikësuar nga ndonjë rast akoma më i dhunshëm, gjyqtarët e anuluan golin. Në këtë mënyrë Pillars i shpëtoi rënies në ligën e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *