Rajo Vajekano nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 kundër Real Betisit mbrëmjen e sotme. Skuadra në të cilën luan edhe Ivan Balliu i thotë kështu lamtumirë ëndrrës së madhe për të shkuar në finalen e Kupës së Mbretit, teksa kishin humbur 2-1 ndeshjen e parë. Në minutën e 80 Bebe i mahnit të gjithë me një supergol nga goditja e dënimit, duke ndezur kështu shpresat për një kualifikim të mundëshëm.
Por perla e tij nga distanca e largët zhverësohet në minutën e 92-të, atëherë kur Iglesias shtyn topin në rrjetën e Vajekanos, duke shpërthyer kështu në festë skuadrën e tij. Tashmë Real Betis do të përballet me Valencian në finale, ku do të përcaktohet se cili ekip do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Mbretit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
</div