VIDEO/ Me një gotë birrë në dorë, Sneijder poshtëron kapitenin e Serbisë te Ajaksi: Fillohet duke e larguar atë nga skuadra

E ndërsa disa lojtarë janë ende në nivele të larta në moshën 38-vjeçare, legjenda Ëesley Sneijder është pensionuar prej disa kohësh nga futbolli dhe është kthyer në opinionist në televizion. Sneijder shkakton shumë herë polemika me deklaratat e tij. Kështu ndodhi edhe të premten në mbrëmje kur ishte i ftuar në një emision në Holandë. Mesfushori i kushtoi vëmendje të veçantë ngjarjeve në Ajax, që është shumë larg majës në Eredivisie dhe fitimi i titullit është thjesht një ëndërr.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ndryshonte diçka te Ajax, Sneijder tha pa menduar se fillimisht do të largonte Dusan Tadic, i cili është kapiten i ekipit, por edhe i kombëtares serbe. “Së pari duhet të largoni Tadic. Kjo është gjëja e parë”, tha drejtpërdrejt ish-lojtari i Real Madridit dhe Interit që kishte edhe një gotë birrë pranë vetes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online