VIDEO/ “Me ju jemi më të fortë”, Asllani dhe Mitaj kanë një mesazh për tifozët: Ejani të mundim Bullgarinë

Shqipëria do të përballet ditën e martë, duke nisur nga ora 18:00, kundër Bullgarisë në një takim miqësor. Pas atmosferës fantastike të krijuar në këtë edicion kualifikues për Kampionatin Europian, lojtarët e Kombëtares kërkojnë përsëri ndihmën e tifozëve për të qenë të pranishëm në shkallët e “Air Albania”-s.

“Me ju jemi më të fortë. Ju presim të gjithëve të martën në stadium”, është mesazhi Kristjan Asllanit nëpërmjet një videoje të shkurtër të shpërndarë nga faqja zyrtare e FSHF-së në “Facebook”. Një tjetër mesazh ka ardhur edhe nga gjetja e Silvinjos, Mitaj, i cili ka thënë: “Përshëndetje, jam Mario Mitaj. Me ju fitojmë çdo ndeshje. Ejani të martën në ‘Air Albania’ të mundim Bullgarinë të gjithë bashkë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online