“I kaluam çekër dhe polakët me lehtësi të jashtëzakonshme”, Ajeti: Tifogrupet nga Kosova u bënë bashkë për të përkrahur kuqezinjtë

Jon Ajeti ishte i pranishëm përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora News” për të folur rreth asaj fitoreje mjaft të rëndësishme kundër Republikës Çeke në 12 tetor. Gazetari shqiptar e ka konsideruar fantastik rezultatin e arritur nga kuqezinjtë, ndërsa ka shtuar se shumë tifogrupe nga Kosova janë bërë bashkë për të përkrahur Kombëtaren në “Air Albania”.

“Ndeshje fantastike. Një prej fitoreve më të mëdha që ka arritur Kombëtarja kuqezi. Ka mposhtur ekipin e Çekisë, që kur u hodh shorti, bashkë me Poloninë është konsideruar në dy skuadrat më të forta dhe ndoshta me këto dy ekipe do të duhet të konkuronte për vendin e dytë Shqipëria. Por i kaloi që të dyja me një lehtësi të jashtëzakonshme. Nëse e krahasojmë me 2016-n, një performancë brilante në secilën ndeshje.

Një pjesëe tifozëve nga Kosova kanë qenë në “Air Albania” nëpërmjet tifogrupeve të ndryshme, si nga “Plisat”, “Skifterat”, “Intelektualët”. Pra janë bërë bashkë me ato mundësi dhe bileta që kanë qenë në dispozicion për të përkrahur Kombëtaren kuqezi”, ka thënë Jon Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online