VIDEO/ Me duart në kokë! Portieri i Kukësit i afrohet golit në sekondën e fundit, Teuta e mund dhe nis festën pas ndeshjes

Një fitore shumë e vuajtur ishte ajo e Teutës kundër Kukësit, e mbyllur në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 51, atje ku Peposhi arriti që të tund rrjetën dhe t’i jap tre pikët durrsakëve.

Ndërkohë vërtet interesante ishte skena emocionuese e minutës së fundit. Kukësi shkoi i gjithi përpara dhe po vendoste në presion Teutën. Në rastin e fundit përpara mbylljes së ndeshjes, Tafas i shkoi shumë afër golit, por tentativa e tij u ndal në mënyrë fantastike nga portieri i Teutës. Me duart në kokë dhe duke mos e besuar atë që ndodhi, portieri i Kukësit shihte sesi festonin lojtarët e Teutës. /Sport Ekspres/

Teuta Kukesi
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online