Conor McGregor e ka humbur tërësisht toruan kohët e fundit, teksa pas dështimeve të fundit në kafaz kthehet protagonist me veprimet e papërgjegjshme në jetën private. Luftëtari i UFC-së ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të MTV-së, por rrezikoi ti jepte një njollë nisjes së saj.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, McGregor ka kërkuar një foto rreperit Machine Gun Kelly, i cili ka refuzuar një ofertë të tillë. Kaq ka mjaftuar që ish-kampioni i dyfishtë në MMA të humbiste qetësinë e tij dhe të kërkonte një konfrontim fizik.
McGregor ka hedhur pijen e tij në drejtim të MGK, por menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë. Këta të fundit kanë shmangur një sherr mes palëve, që do e kthente tapetin e kuq në një oktagon të vërtetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Footage of Conor McGregor throwing his drink at MGK and Megan Fox at the MTV #VMAs.?? pic.twitter.com/YamamLTlEq
— Hip Hop Ties (@HipHopTiesMedia) September 13, 2021