“Marku te Partizani? Kam folur, i mërzitur që nuk është me ne“, Brdariç: Dinamon do të shikojmë me ekipet e mëdha

Tomas Brdariç ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Rubrika Sportive“. Trajneri i Vllaznisë ka folur për fillimin e këtij sezoni të ri të “Abissnet Superiores“, ku pavarësisht fitore 3-5 kundër Laçit mbetet i pakënaqur me skuadrën. Më tej Brdariç jep mendimin e tij rreth shumë temave, duke nisur që nga sfida me Teutën e deri te komentimi i disa prej ekipeve kundërshtare.

“E nisëm mirë ndeshjen, jam i kënaqur, por jo me gjithçka. Do të flas me lojtarët në stërvitjen e parë, që nga nesër do të fokusohemi për sfidën e të shtunës. Ne mbrojmë së bashku dhe sulmojmë së bashku, faza mbrojtëse ishte një përgjegjësi e të gjithëve, nuk mbrojtën mirë.

Ndikimi i humbjes në Superkupë? Mendoj se duhet të mësojmë nga ajo ndeshje, nuk ishte një rezultat realist. Ishte shumë e ndryshme se si e përjetuam ndeshjen në krahasim me rezultatin. Tani jemi në një drejtim të mirë, e kemi nisur mirë, me hapin e duhur, është më e lehtë të punosh kur fiton.

Kam folur me Markun, që tani është te Partizani, mendoj se ai është pak i mërzitur se nuk është më tek ne, se ai e shikon dhe e di se si është të jesh pjesë e skuadrës tone. Ishte diçka e bukur se si investuam në fitoren ndaj Laçit. Më pëlqeu dëshira, uria e skuadrës, ishte e rëndësishmë ta fitonim atë ndeshje.

Lojtarët e larguar? Jam i kënaqur që kemi këtë skuadër. Sigurisht, nuk është rezultati më i mirë që arritëm, por ishte një sukses i madh në sezonin e kaluar për Vllazninë. Ndërtuam një skuadër të fortë. Lojtarët që ishin me ne, dhanë shumë për skuadrën, janë pjesë e këtij suksesi. Por tani është një kohë tjetër. Mendoj se duhet të flasim për lojtarët që janë në skuadër.

Xhaferi? Albani është kreu i gjithçkaje, vendos si ndahen përgjegjësitë, duhet të kuptojë ndonjëherë se si funksionon puna e trajnerit.

Sfida me Teutën?Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë dy skuadra që luftuan për titull në vitin e kaluar. Pati shumë oshilacione Teuta, por tani është një situatë tjetër. Ne kemi një eksperiencë tjetër në skuadër. Do kisha dashur një barazim mes Teutës dhe Partizanit, gjithsesi nuk ka shumë rëndësi pasi sezoni është shumë i gjatë.

Kukësi? Nuk e pashë keq edhe në vitin e kaluar, e shikoj si skuadër shumë interesante, sulmuese. Gjatë sezonit të kaluar nuk mbronin mirë. Ranë poshtë, askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi. U ndërrua stafi, mendoj se kanë skuadër të mirë, shumë shpërthyese. E pashë ndeshjen, më pëlqeu stili i tyre, të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Tirana? Kam respekt, kanë lojtarë shumë cilësorë. Mendoj se trajneri u jep atyre shumë cilësi. Është një skuadër shumë homogjene, patën shumë ndryshime, mendoj se kanë nevojë për kohë.

Dinamo? Kam dy lojtarë që kanë luajtur me ne, kam dëgjuar shumë për të, është një nga skuadrat më të njohura. Fituan me Kastriotin, por do të shikojmë se si do të paraqiten kur të përballen me skuadra të forta”, ka deklaruar Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online