“Ish-lojtarit të Kombëtares i urojmë suksese në karrierë“, klubi shqiptar mohon zërat për afrimin e bujshëm

Ditën e sotme është publikuar në media një afrim i bujshëm në radhët e Ballkanit. Skuadra nga Suhareka u përfol se kishte arritur akordin me Besart Berishën. Ky i fundit ka shkëlqyer në Australi, ku ka pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me golin. Por ky lajm është përgjënjestruar nga klubi i Ballkanit, i cili përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” qartëson se mes palëve nuk ka pasur asnjëherë kontakte për të arritur një marrëveshje.

“Reagim për opinionin. Të dashur futbolldashës, lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karierë”, njofton klubi i Ballkanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online