Është mbyllur mes dramës ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21, e cila u zhvillua këtë mbrëmje në “Elbasan Arena“. Dardanët e vegjël shënuan të parët në minutën e 32-të me anë të Krasniqit. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-1, ndërsa në të dytën kuqezinjtë patën shanset e tyre për të ndryshuar rezultatin. Ernest Muçi fiton një penallti në minutën e 86, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Marsel Ismajlgeci.
Por duelin me portierin kundërshtar e fiton ky i fundit, pasi priti me sukses goditjen e lojtarit të Tiranës. Megjithatë, kur në kampin e Kosovës po prisnin nga momenti në moment vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, vjen edhe goli i barazimit. Ishte Ruçi ai që shtyu topin në rrjetë në sekondat e fundit të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin në 1-1. Shpresat e udhëhequra nga Alban Bushi e mbyllin këtë edicion kualifikues për Europianin 2023 në vendin e 5 në grup, ndërsa Kosova U21 një pozicion më sipër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
div style=”width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:56.327%;”>