Teuta-Egnatia 1-1 Kallaku p’ 69/ Dwamena 51′
Një ndeshje me ritëm të lartë ishte ajo mes Teutës dhe Egnatias e mbyllur në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesi të Levantes, Dwamena. Ky i fundit gjeti golin në minutën e 51, i pari në Superiore.
Kallaku do të barazonte në të 69 me penallti për shkak të një gabimi fëmijnor të Malotës. Shumë raste të shpërdoruara nga të dy ekipet, veçanërisht nga durrsakët që krijuan shumë mundësi në minutat e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Teuta: Qirko; Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Marku, Kallaku, Karabeci, Beqja, Kouros; Oshafi, Vila, Trajner: Edi Martini
Egnatia: Sherri; Malota, Atanda, Agbekpornu,Fangaj, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Lila; Dwamena, Jackson. Trajner: Shpëtim Duro