VIDEO/ Mbyllën futbollin nga frika e pandemisë, 400 tifoz ndjekin nga afër ndeshjen

Franca ishte një nga kampionatet elitare që mori vendimin ekstrem për futbollin, duke konfirmuar pezullimin përfundimtar të tij për këtë sezon. Por duket se është ndalur vetëm ai profesionist, pasi futbolli amator vijon ende, madje edhe me praninë e tifozëve. Një skandal i vërtetë është quajtur ai në Strasbourg, ku dy skuadra lokale janë përballur me njëra-tjetrën. Neuhof dhe Hautepierre kanë zhvilluar një ndeshje të paautorizuar, duke mbledhur plot 400 tifozë për të parë gjithça në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas asaj që raporton media franceze L’OBS, njoftimi është bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe ka ngritur shqetësime në vend. Bashkia e Strasbourg-ut i frikësohet faktit se kjo ndeshje mund të sjellë një vatër t re të Covid-19. Për më tepër tifozët mësyjnë fushën e lojës pas një goli të shënuar nga penalltia, duke flakur tutje gjithë rregullat dhe masat mbrojtëse për frenimin e Covid-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online