VIDEO/ Mbrojtja me gafë qesharake lë në baltë Berishën, Spali ishte vetëm një formalitet për Juventusin

Juventusi ka kaluar pa probleme në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të gjejë Interin e Antonio Kontes. Ndeshja e sotme me Spalin ishte vetëm një formalitet për bardhezinjtë, të cilët fituan me shifrat 4-0 takimin. Berisha është detyruar të nxjerrë 4 herë topin nga rrjeta e portës së tij, megjithëse faji për këtë eliminim nuk peshon mbi të.

Mbrojtja e Spal nuk ishte në lartësinë e duhur përballë Juventusit, duke lëshuar terren ndaj këtyre të fundit. Fillimisht ishte një penallti ajo që do të hapte serinë e golave, teksa Alvaro Morata fiton duelin me Berishën nga pika e bardhë. Më pas një goditje befasuese nga Frabota, i ndihmuar edhe nga një devijim i futbollistëve të Spalit, ia bën të pamundur portierit shqiptar të shmangë golin.

Megjithatë Juventusi nuk do të ndalej me kaq. Një gafë qesharake në mbrojtje lë në baltë gardianin kuqezi, duke i falur topin “zonjës së vjetër”, që më pas ndëshkon për herë të tretë kundërshtarët. E kur pritej vërshëllima e fundit e gjyqtarit, Kieza shënon edhe golin e “knock out“-it, duke mashtruar bukur Etrit Berishën për të shtyrë më pas topin në portën e zbrazët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *