Zurich-u ka marrë një humbje të thellë 1-5 në Europa League. Ekipi zviceran ka përjetuar një mbrëmje të errët përballë PSV-së. Skuadra helvete zbriti në fushë me një mbrojtjë “made in Albania” me Kryeziun, Alitin dhe Kamberin, e cila ka futur ujë ngado.
Holandezët kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 10 me anë të Vertessen-it, i cili vetëm 5 minuta më vonë shënon sërish. Brenda pjesës së parë PSV-ja shënon edhe dy herë të tjera, përkatësisht me Gakpon në minutën e 21-të dhe Simonsin në të 35-n.
Skuadra nga Eindhoveni ka shënuar sërish në minutën e 55 të pjesës së dytë me anë Gakpos, ndërsa Zurich-u gjen golin e nderit në minutën e 87 të takimit. Një gol që i shërben vetëm statistikave dhe nuk i ngushëllon aspak këtë mbrëmje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Stop it Cody??#PSV pic.twitter.com/RGVlBmizFV
— kingo (@GoatedGakpo) October 6, 2022