VIDEO/ Mbrojtësi më i mirë në botë? Van Dijk turpërohet nga talenti Grealish, e bën të duket si amator

Vetëm një vit më parë ishte një nga kandidatët kryesorë të fituar Topin e Artë, madje tifozët nuk janë mjaftuar me përfshirjen në Top 3 të Van Dijk. Me një rekord si mbrojtësi që nuk ishte dribluar asnjëherë përgjatë sezonit holandezi kishte fituar zemrat dhe respektin e të gjithëve dhe konsiderohej si më i miri në botë në rolin e tij.

Por në poshtërimin e Liverpool-it ka pasur vend edhe për turpërimin e kapitenit holandez. Rekordi fantastik dhe prestigji i madh që mbart me vete tashmë i përkasin të shkuarës, teksa është talenti Grealish ai që ia flak tutje të gjitha vlerat dhe e bën të duket si një amator në fushën e lojës.

Vetëm minuta e 8 e takimit dhe 25-vjeçari i merr mendjen Van Dijk-ut me driblimin e tij, ndërsa në fund i kalon në mënyrë perfekte topin mes këmbëve. Një pasim që të mrekullon sytë kur e sheh e që përfundon në këmbët e shokut të skuadrës, që fatkeqësisht nuk e dërgon dot topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GrealishSZNN/status/1312824051279319040

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online