VIDEO/ Mbrojtësi grek i Liverpool e kishte humbur tërësisht, pas trullosjes nga Rashica merr edhe shpullën e Milner

Një ditë për tu harruar ishte ajo e djeshmja për mbrojtësin e ri grek, Tsimikas. Liverpool fitoi me shifrat 3-0, por futbollisti helen nuk bindi me paraqitjen e tij. Milot Rashica e trullos në fushë, aq sa 25-vjeçari rrëzohet përtokë nga driblimi i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës.

Por Tsimikas e kishte humbur të rësisht ditën e djeshme, ku një moment shpërqendrimi bën që kundërshtarët ti rrëmbejnë topin lehtësisht. Goditja shkon jashtë, por kjo nuk e largon fajin nga supet e mbrojtësit të majtë. Ky moment ka irrituar Milnerit, i cili shkon drejt futbollistit grek dhe e godet me shpullë për ta kthyer me mendjen te sfida./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *