VIDEO/ Mbrëmje me makthe për Rrahmanin! Portieri bën pritje spektakolare për t’i shpëtuar autogolin, një gafë në pasim solli traversën e Di Marias

Mbrëmje me makthe për Amir Rrahmanin. Mbrojtësi shqiptar e ka gjetur veten në pozita të vështira përballë Juventusit, por për fatin e tij të mirë janë shmangur 2 gola prej gabimeve të tij. Fillimisht ishte një gafë në pasim gjatë pjesës së parë që e dërgoi topin në këmbët e Di Marias. Argjentinasi provon portën nga jashtë zone, por trondit traun e portës.

Ndërkohë, në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë, Rrahmani i shkoi pranë një autogoli. Mbrojtësi i Napolit devijon fort topin, duke detyruar portierin Meret që të bëjë një pritje spektakolare për ta shpëtuar nga autogoli. Pjesa e parë e takimit kundër Juventuesit përfundoi 2-1, megjithëse rezultati mund të ishte tjetër pas gabimeve të Amir Rrahmanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online