VIDEO/ Mbrëmje e hidhur për Rashicën, shkëlqen Havertz dhe Leverkusen “shtyp“ Verder Bremenin

Verder Bremen ka zbritur sot në fushën e saj, ku ka luajtur kundër Bajer Leverkusenit, duke mbyllur kështu javën e parë pas rifillimit të sezonit. Një mbrëmje jo e bukur kjo për Milot Rashicën dhe shokët e tij të skuadrës, teksa janë mposhtur me shifrat e thella 1-4. Ai që shkëlqeu në këtë takim ishte pikërish ylli i Leverkusenit, Havertz, i cili shihet si një lojtar premtues për të ardhmen dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha të Europës. Mesfushori 20- vjeçar do të hapte rrugën e golave në minutën e 28 të ndeshjes me anë të një goli me kokë, por avantazhi zgjati pak, teksa vetëm dy minuta më vonë Selassie do të vendoste baraspeshën.

Megjithatë ishte po Kai Havertz që do të kundërpërgjegjej menjëherë, ku 3 minuta më vonë, po sërish me kokë tund rrjetën për herë të dytë dhe e dërgon ekipin në dhomat e zhveshjes në epërsi. Ndërkohë pjesa e dytë do të fliste sërish për Leverkusen, që nuk u kursye me golat dhe ndëshkoi edhe dy herë të tjera Verder Bremenin, që tashmë është me një këmbë drejt rënies nga kategoria. Vendasit dukeshin të dorëzuar dhe kjo dallohet edhe në golin e fundit, ku Leverkusen nuk e ka të vështirë të nxjerrë bllof mbrojtjen kundërshtare, ndërsa më pas Demirbay do të mposhtte portierin me një parabël./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/SportsNewsBR_/status/1262466471701159938

https://twitter.com/RSharmzz/status/1262467203145875461

https://twitter.com/SportsNewsBR_/status/1262466687145820165

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online