PSG dhe Mançester Siti kanë luajtur aktin e parë mes tyre këtë mbrëmje. “Qytetarët“ kanë dalë me kokën lart nga Franca, duke mposhtur me shifrat 1-2 parisienët. Në pjesën e parë PSG do të tregonte potencialin e vetë duke dominuar lojën. Madje në minutën e 15 arrin të tundë rrjetën e mbrojtur nga Ederson me anë të Markinjos.
Por pjesa e dytë do të shfaqte një fytyrë krejt tjetër. Duket se Guardiola ka ditur si ti motivojë lojtarët në dhomën e zhveshjes, pasi me nisjen e pjesës së dytë Siti ka dominuar kundërshtarin. De Brujne sjell baraspeshën i ndihmuar edhe nga fati, teksa krosimi i tij përfundon në rrjetë.
Më pas nga goditja e dënimit, ishte Mahrez që pak minuta më vonë dyfishon shifrat. Kështu Guardiola largohet me fitoren në duar nga Parisi, çka ia lehtëson më tepër punën në Angli. Pavarësisht se përballë kishte lojtarë si Mbape e Nejmar, dyshja nuk i skell dëme britanikëve dhe tani finalja e parë në Champions League është vetëm 90 minuta larg për Mançester Sitin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/AkliStaifi/status/1387507897702260741