VIDEO/ Mbajeni shënim këtë emër! Barcelona “hedh në tokë” Real Madridin, 20-vjeçari i ardhur nga Kategoria e Tretë i shënon super gol madrilenëve

Barcelona ka arritur që të fitojë në shifrat 3-0 kundër Real Madridit. Një El Clasico e zhvilluar në ndeshje miqësore, ku katalanasit treguan një formë fantastike. Goli i parë u realizua nga ana e Dembele në minutën e 15.

Në minutën e 20, Vincius do të humbiste penalltinë te Reali. Ndërkohë golin e dytë te Barcelona e shënoi Fermin Lopez. Ky duket se do të jetë ylli i ri i katalansve. Vetëm 20-vjeç dhe produkt i akademisë së Barcelonës, Lopez kishte shkuar si huazim te Linares në Kategorinë e Tretë të futbollit në Spanjë.

Por asnjë problem për këtë lojtar që vjen për të luajtur te Barcelona e Xavit duke shënuar një super gol kundër Realit të Madridit. Në Spanjë mendojnë se ky lojtar do të jetë ylli i madh i së ardhmes, teksa i ka befasuar të gjithë në këtë fazë përgatitore. Sa i përket golit të tretë do të gjendej nga Ferran Tores në minutën e 90. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *