VIDEO/ Mavraj debuton, Arisi barazon në derbin e zjarrtë me PAOK

Mërgim Mavraj debutoi me Arisin e Selanikut, skuadrën të cilës i’u bashkua vetëm pak javë më parë. Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në derbin e zjarrtë, ku verdhezinjtë barazuan 1-1 në fushën e rivalëve të mëdhenj të PAOK-ut.

Ndeshja e turit të dytë të Kupës së Greqisë, ishte mjaft e nxehtë. Kjo edhe prej faktit se dy tifozeritë e prisnin me padurim përballjen që mungonte prej katër vitesh e gjysmë, me PAOK-un dhe Arisin që për herë të fundit kishin luajtur në mars të vitit 2014.

Edhe tani, si në atë rast, derbi i Selanikut përfundoi në barazim 1-1, me vendasit e PAOK-ut që kaluan në avantazh me 11-metërshin e Pelkas, pas vetëm 25 minutave lojë. Arisi riktheu barazpeshën në sekondat shtesë të pjesës së parë me Garsian, por nuk mundën të shfrytëzonin faktin që kundërshtarët luajtën për më tepër se 30 minuta në inferioritet numerik.

Pas kartonit të kuq për lojtarin e PAOK-ut, trajneri i verdhezinjve, Herrera vendosi të hidhte në fushë edhe Migjen Bashën në minutën e 65-të, me Arisin që gjithsesi nuk arriti të përfitonte nga superioriteti numerik. Përsa i takon Mavraj, ky mund të cilësohet një debutimi relativisht i mirë, në një ndeshje shumë të vështirë, ku ekipi i tij ishte deri në fund në kërkim të golit të fitores, që gjithsesi nuk erdhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online