Barcelona zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit deri më tani, pasi sonte ishte më e lehtë se sa pritej të mposhte rivalin e vjetër Bayern. Dihet se sa probleme u krijuan bavarezët për katalanasit në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve dhe ende mbahet mend humbja 8-2 nga viti 2020. Por sot katalanasit fituan pastër 4-1 falë tre golave të Rafinhas dhe Leëandoëski.
Megjithatë, është e qartë se e gjithë skuadra e Barcelonës ishte në lartësinë e detyrës sonte, por përveç Raphinhas, ra në sy një tjetër emër. Është mesfushori i ri 21 vjecar Marc Casado që për Xavi Hernandez nuk ishte ende gati për ekipin e parë, por kur erdhi Flick, ia dha një shans të cilin e shfrytëzoi shkëlqyeshëm dhe sonte tregoi se çfarë futbollisti është. I rritur te Barcelona, Casado ishte kthyer si një “fantazmë”, ishte aty, por askush nuk e vlerësonte, deri sa erdhi Flick.
Casado luajti një ndeshje të pabesueshme dhe dominoi në mes të fushës dhe e nxori Kimish një prej lojtarëve më të dobët të takimit. Përveç kësaj, dha edhe disa pasime të mrekullueshme, ku patjetër duhet të veçohet pasimi i tij në golin e tretë të Raphinhas. Në minutën e 45, Casado dërgoi një top të gjatë brilant dhe braziliani shënoi për 3-1. /Sport Ekspres/