VIDEO/ Marquinho shënon në të dyja portat dhe Neymar largohet me të kuq për simulim, Mbappe shpëton PSG-në nga turpi me vendin e parafundit

PSG ka marrë një fitore në kufijtë e minutave shtesë kundër Strasbourg-ut të vendit të parafundit. Gjigantët francezë kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 14, kur Marquinho shfrytëzon një harkim të Neymar-it dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Ndeshja dukej se do të ishte e lehtë për parisienët, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Ishte sërish mbrojtësi brazilian ai që e devijoi topin në rrjetë, me ndryshimin se këtë herë e dërgoi në portën e tij. Autogoli i Marquinho-s në minutën e 52-të kthen sërish baraspeshën dhe e dërgon brazilianin nga parajsa në ferr. Për të përkeqësuar më tepër situatën mendon Neymar-i, që në minutën e 62-të largohet nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë.

Ylli i PSG-së rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por simulimi këtë herë nuk i shkon siç e priste. Pavarësisht se një minutë më parë e kishte ndëshkuar me karton të verdhë, Turpin-i nuk e mendon gjatë t’ja tregojë sërish kartonin përpara fytyrës. Neymar detyrohet të dalë nga fusha dhe të lërë kështu ekipin me 10 lojtarë.

U deshën sekondat e fundit të ndeshjes që parisienët të merrnin fitoren. Ishte Mbappe ai i cili shpëtoi skuadrën e tij nga turpi kundër vendit të parafundit në renditje. Sulmuesi francez rrëzohet në zonë në minutën e 6 të shtesës dhe gjyqtari akordon penallti. Nga pika e bardhë e 11 metrave gjendet Mbappe pranë topit, të cilin e dërgon në rrjetë dhe nis festën në stadium. Kujtojmë se Lionel Messi mungoi në këtë përballje, pasi po shijon ende fitoren e Kupës së Botës në Argjentinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online