VIDEO/ Maroku e fitoi Botërorin e tij dhe largohet me kokën lart nga Katari, Franca luan finalen e dytë radhazi

Një ëndërr e bukur, por që fatkeqësisht sot i erdhi fundi. I tillë ishte gjithë ky rrugëtim në Kupën e Botës për Marokun. Një rrugëtim të cilin ndoshta edhe ata vetë nuk mund ta kishin imagjinuar se do të shkonin kaq larg. Marokenët janë mposhtur sot 2-0 nga Franca dhe përfundojnë kështu Kupën e Botës. Luanët e Atlasit e fituan trofeun e tyre, teksa vetë prezenca deri në gjysmëfinale ka bërë që të shkruajnë emrin e tyre në librat e historisë së futbollit.

Francezët shënuan që në minutën e 5 të ndeshjes, kur Teo Hernandez dërgoi topin në rrjetë. Megjithëse kjo ishte hera e parë që marokenët e gjenin veten në disavantazh, lojtarët nuk u dorëzuan. Përkundrazi, Kombëtarja afrikane kërcënoi disa herë portën e Hugo Lorisit, por ky i fundit ishte në një mbrëmje të mirë. Marokenët kërkuan golin edhe në pjesën e dytë, por Franca tregohet cinike.

Mbape bën një kalim spektakolar në zonë dhe më pas pason te Muani, i cili e shtyn topin në portën e zbrazët. Kaq mjafton për të vulosur verdiktin përfundimtar të këtij takimi. Franca do të luajë përballë Argjentinës më 18 dhjetor finalen e Kupës së Botës, ndërsa Maroku largohet me kokën lart nga Katari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online