VIDEO | Marin i rilindur në Serbi, ndaj Napolit bëri… Mesin!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Napoli arriti një fitore të rëndësishme kundër Cërvena Zvezdës me rezultatin 3-1. Hamshik kaloi ekipin e Ançelotit në avantazh, ndërsa Mertens me anë të një dygolëshi i dhuruan tre pikë Napolit. Tashmë mjafton një pikë në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit për t’u kualifikuar.

Goli i vetëm i miqve u shënua nga El Fardu Ben. Nëse lojtari nga Komoros goditi dhe shënoi, meritën kryesore të atij goli i pati Marko Marin.

29-vjeçari gjerman, por me prejardhje serbo-boshnjake, ndërmori një aksion fantastik, duke vallëzuar mes mbrojtësve të Napolit. Askush nuk e ndaloi Marin, i cili bëri çfarë deshi dhe dhuroi në fund një asist të bukur për autorin e golit.

https://twitter.com/goalradarUEFA/status/1067890869368496131

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *