VIDEO/ Manchester United nuk gjen paqe me portierat, gafa qesharake e gardianit të Akademisë i kushton golin

Manchester United është duke luajtur në transfertë kundër Sheffield United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të Premier League. Takimi ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për “djajtë e kuq”, të cilët nuk gjejnë paqe në portën e tyre. David De Gea është kritikuar ashpër për gabimet e bëra brenda katërkëndëshit, por duket se as zëvendësuesi i tij nuk mbetet pas në këtë aspekt.

Një gardian i dalë nga Akademia e Manchester United është zgjedhur nga Solskjaer për të ruajtur portën në mbrëmjen e sotme. Megjithatë Dean Henderson e nis ndeshjen me një gafë. Në minutën e 5, portieri 23-vjeçar bie pre e presionit të sulmuesit kundërshtar dhe e lë topin në këmbët e tij. Më pas një pasim brenda zone nxjerr tërëisht jashtë loje Henderson, që më pas detyrohet të nxjerri topin nga rrjeta. Por pavarësisht kësaj gafe, Manchester United e ka gjetur forcën dhe ka përmbysur shifrat po brenda 45 minutave të para./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online