FOTO/ Ia tregon të gjitha fytyra! Egoja e Ronaldos nuk njeh kufij, reagimi kur Levandovski shpallet më i miri

As Mesi, as Ronaldo. Këtë herë më i miri në botë është Robert Levandoski. Polaku ka bërë një sezon fantastik me Bajernin duke fituar çdo gjë të mundshme dhe sigurisht që nuk mund t’i mungonte çmimi i më të mirit për vitin 2020 nga FIFA. Sulmuesi i skuadrës bavareze ka mposhtur konkurrencën me Mesin dhe Ronaldon, të cilët duket se nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë fakt.

Yllit portugez ia thotë të gjitha shprehia e tij në fytyrë. Tejet i ngrysur në fytyrë dhe me një zgjënjim që dallohet qartë, reagimi i Ronaldos bëhet menjëherë viral. Egoja e këtij futbollisti nuk njeh kufij, teksa gjithnjë dëshiron të jetë i pari, megjithëse këtë herë statistikat e tregonin pastër se ky çmim individual i takonte me meritë Levandovskit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online