VIDEO/ Manchester United-i dështon në Europë, Twente “trullos” mbrojtjen angleze në “Teatrin e Ëndrrave”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Manchester United-i vazhdon formën e dobët edhe në Europë. Klubi anglez ka dështuar në ndeshjen e parë në Europa League, teksa ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Twente-s. Erikseni zhbllokoi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 35 të takimit, por goli i tij në fund do të vlente vetëm 1 pikë.

Hollandezët barazuan në minutën e 68 me anë të Lammers-it. Twente “trullosi” prapavijën e Manchester United-it dhe riktheu sërish baraspeshën në “Teatrin e Ëndrrave”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/