VIDEO/ Manchester City shemb murin e Simeones dhe lë Atleticon pa asnjë goditje, Liverpool-i hedh njërën këmbë në gjysmëfinale

Kanë përfunduar dy takimet e para të fazës çerekfinale të Champions League-s. Manchester City ka marrë një fitore me vështirësi kundër Atletico-s së Madridit. Muri i ngritur nga skuadra e Simoenes shembet në “Etihad Stadium”, ku vendosi ai gol i Kevin De Bruyne-s në minutën e 70. Spanjollët kanë qendruar të tërhequr gjatë gjithë kohës, e madje “el cholo” kishte zgjedhur të mos linte as sulmuesit të bënin detyrën e tyre, në mënyrë që të zinte sa më shumë hapësirat për “qytetarët”. Një taktikë kjo që nuk i rezultoi siç pritej, pasi Manchester City largohet nga fusha me fitoren 1-0, ndërsa Atletico nuk numëron asnjë goditje gjatë gjithë ndeshjes.

Në krahun tjetër Liverpool-i i ka treguar forcën e tij Benfica-s. Djemtë e Klopp-it kanë fituar përballjen e parë në Lisbonë me shifrat 1-3. Konate në minutën e 17 dhe më pas Sadio Mane në të 34-tën ishin autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa Nunez përpiqet të zgjojë Benfica-n me golin e tij në minutën e 49. Por fati i takimit vuloset përfundimisht nga Luis Diaz, i cili tund rrjetën në minutën e 87 dhe e dërgon Liverpool-in me njërën këmbë në gjysmëfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *