Arb Manaj ka shpërthyer në Turqi me skuadrën e Keciorengucu. Kjo e fundit ka arritur që të fitojë në shifrat 6-0 ndaj Akhisasporit, skuadrës ku ka luajtur më herët edhe Sokol Cikalleshi. Përballja ishte e vlefshme për Kategorinë e Parë në Turqi.
Sulmuesi që u rrit në futbollin e Kosovës ka shënuar në minutën e 18, falë gafës së portierit kundërshtar. Ndërkohë në minutën e 33 ka ardhur edhe realizimi i dytë me kokë. Gjithçka ka bërë Arb Manaj në këtë përballje teksa ka dhënë edhe asist në golin e tretë dhe të katërt, duke e kthyer këtë ndeshje në një fitore tenistike. /Sport Ekspres/