Shifrat skandaloze të Eden Hazard, ylli në shuarje që nuk godet asnjëherë portën te Reali

Eden Hazard është larg formës që kishte me Chelsea-n. Pas kalimit tek Reali i Madridit, lojtari nga Belgjika ka ngelur totalisht në hije, për shkak të mungesës së motivimit si dhe dëmtimet e shumta. Në ndeshjen e djeshme ndaj Villarealit, Hazard ishte futbollisti më i dobët i ndeshjes.

“Squaëka Football” ka publikuar disa statistika personalisht për Hazard, ku tregohet se përballë Villarealit, sulmuesi 29 vjeçar nuk arriti të krijojë asnjë rast, si dhe nuk e goditi asnjëherë portën. Të tilla shifra skandaloze e detyruan trajnerin Zidane ta zëvendësojë në minutën e 65-të.

Real Madridi është duke kaluar një periudhë të vështirë, teksa kanë pësuar 4 penallti në dy ndeshje. Madrilenët ishin duke fituar me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Diaz, derisa Gerard Moreno realizoi me sukses nga pika e bardhë e penalltisë, për të sjellë baraspeshën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online